Takimi në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet për marrëveshjen do të vazhdojnë

I dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar lidhur me takimin që u zhvillua sot mes kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se në fokus të bisedimeve ishte zbatimi i Marrëveshjes së 27 shkurtit ndërsa theksoi se diskutimet për dialogun mes dy vendeve vijojnë.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimi dhe Serbisë Petar Petkoviq për një raund tjetër të takimeve të Dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë ”, tha Lajçak në Tëitter.

Në Bruksel është mbajtur raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat, megjithëse sipas pjesëmarrësve, janë diskutuar një sërë temash. Ky raund bisedimesh kishte fokus zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj. Ky ishte takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 maj në Bruksel. Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *