Partia Socialiste ka shënuar fitore dhe në Kukës. Safet Gjici ka fituar një mandat të dytë. Ai ka marrë 9.519 vota, ndërsa Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar 8.151 vota.
Kandidati tjetër, Abedin Oruçi nga Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë mori 1.798 vota. Kjo fitore ka bërë që mbështetës të shumtë të PS në Kukës të dalin në festë në sheshin kryesor të qytetit. Nuk mungojnë këngët dhe daullet.