Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Farmington, Neë Mexico, ku 3 persona kanë mbetur të vrarë dhe 2 oficerë policie të plagosur. Autori i ngjarjes ka sulmuar me dy armë zjarri te tipit pistoletë.
Policia ka ndërhyrë duke u përpjekur të neutralizojë autorin por ky i fundit ka vijuar me të shtënat. Në këto kushte, forcat policore janë detyruar ta qëllojnë për vdekje për të shmangur një tragjedi me përmasa më të mëdhaja, shkruan Daily mail.
Oficerët që mbetën të plagosur nga sulmi me armë, ishin nga Departamenti i Policisë Farmington dhe nga Policia e Shtetit të Nju Meksikos. Të dy u dërguan në Qendrën Mjekësore Rajonale të San Juan dhe raportohet se janë jashët rrezikut për jetën. Katër shkolla aty pranë u mbyllën me kërkesë të Departamentit të Policisë Farmington rreth orës 11:15 të së hënës.