Itali/ Me rritjen e temperaturave, edhe veprimet e njerëzve duken paksa anormalë kur në të vërtetë janë shumë të logjikshëm, njëjtë ka ndodhur me një turiste në Romë ku temperaturat e kanë detyruar që të zhvishet dhe të lahet në shatërvanin Piazza Colonna, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.
Video ka bërë xhiron në rrjet, teksa karabinierët kanë ndërhyrë duke i bërë vërejtje dhe më pas vajza ka dalë nga shatërvani, duke iu dhuruar edhe buzëqeshje oficerëve të policisë.
/Burimi: Agenzia Toiati/ Përshtati: Priza.al/