Katër persona kanë njoftuar policinë e Prizrenit se janë kanosur me armë zjarri nga xhaxhai i tyre, pas një konflikti për prona.
Një konflikt për çështje pronësie mes xhaxhait dhe katër nipave, ka çuar në kërcënim me armë zjarri.
Katër persona kanë lajmëruar policinë se xhaxhai i tyre i ka kërcënuar me armë se do i vrasë.
Menjëherë policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.