Çudirat në KZAZ11 nuk kanë të mbaruar me numërimin e fletëve të votimit të Këshillit Bashkiak. Ndarja e fletëve të votimit po këthehet në sfidë për numëruesit. Tavolinat e numërueseve nuk kanë hapësirën për të mbajtur fletët, si zgjidhje po merren karriget, kutitë e votimit dhe ulëset poshtë tavolinave.
Një fletë votimi që nga hapja e deri tek nxjerrja e rezultatit merrë kohë nga 1-3 minuta, cka paralajmërohet për një tejzgjatje të këtij proçesi në këtë KZAZ.
Ndërkohë hapësira ku po bëhet numërimi është e vogël sa nga pamjet tregohet qartë dyndja e vëzhguesve të 29 subjekteve në garë. Për shkak të hapësirës së vogël edhe ajri është tepër i rënduar në mungesë të oksigjenit e aspirimit, pasi numri i personave brenda këtij ambjenti është i lartë, raporton Fax Web.
Nënkryetari i KZAZ 11 Agron Hoxha thotë se pavarësisht këtyre problemeve ne po e menagjojmë këtë proces dhe u zotua se çdo votë do të administrohet me transparencë.
Proçesi i numrimit dhe shpalljes së rezultateve për 31 vendet e këshillit bashkiak Kukës pritet të marrë kohë.