Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet lokale ku në rrjetin social ‘Facebook’ ka falënderuar të gjithë votuesit që e kanë mbështetur pavarësisht rezultatit.
Hoxha shkruan se qytetarët votuan për ndryshim dhe për të përbuzur makinerinë e pushtetit, por kjo e fundit deformoi vullnetin e votuesve.
Ndër të tjera, ai thekson se qeveria në pushtet në mënyrë të paligjshme ka hartuar lista me banorë ekstra dhe tentoi të tjetërsojë fitoren.
Postimi i plotë:
Motra e Vëllezër, banorë të Rrogozhinës, Lekajt, Kryevidhit, Gosës e Sinaballaj.
Miqtë e mi, bashkëpunëtorë e dashamirës!
Përulem me shumë mirënjohje e respekt, para çdonjërit nga Ju!
Këto muaj të rrugëtimit tonë, kuptova e ndamë së bashku: shqetësimet, problemet dhe nisëm rrugën e përbashkët të kthimit të Pushtetit te Ju, pronarët e vërtetë të Bashkisë Rrogozhinë. Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.
Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë.
Qeveria e Pushteti në mënyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë extra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.
Miqtë e mi, ka dhjetëra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!