Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Turqisë të adresojë mangësitë në procesin e saj zgjedhor që janë identifikuar nga vëzhguesit evropianë, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne vërejmë gjetjet dhe konkluzionet paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve turke të adresojnë mangësitë e identifikuara. BE i kushton rëndësinë më të madhe nevojës për zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme, në një fushë loje të barabartë,” tha Borrell në një deklaratë.
Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave.