Berisha: Nuk do të dorëhiqem, do paraqesim fakte për vjedhjen e zgjedhjeve

Në një komunikim me gazetarët, i pyetur nëse do japë dorëheqjen pasi humbi edhe Shkodrën, Berisha tha se nuk ka ndërmend të largohet pasi sipas tij nuk i ka humbu zgjedhjet, por PS i ka fituar me mbështetjen e krimit.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll e kundërshtarëve, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë para. Nëse mendon ti ose ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro, jemi bindur që qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit, pushtetin e krimit s’do ta pranojnë, kjo është përgjigja ime për ju”, tha Berisha. 

Gjatë fjalësë tij Berisha paralajmëroi se do të dorëzojë një raportqë fakton vjedhjen e zgjedhjeve.

“Kishte pabarazi, dhuna dhe terrori ndaj eksponentëve të opozitës, është përdorur deri në pengmarrjen e ttyre, të gjitha këto kanë 2 konkluzione. Rama është armik i egër i votës së Shqiptrarëve, janë një kushtrim përballë popullit opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor se barazia para ligjit se liritë dhe të drejtat e qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. PD do paraqesë një raport serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri. Kësaj shëmtire elektorale, opozita do i përgjigjet me një mënyrë shumë të fuqishme, ne nuk do heqim dorë kurrë.”, theksoi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *