Gazetarët Fatmira Bajrami dhe Gledian Hoxhallari kanë vendosur të ngrenë një padi ndaj Edmond Bejtanit, duke kërkuar një dëmshpërblim në vlerën 10 milionë lekë të vjetra. Ata kërkojnë nga drejtori i shoqërisë ‘TERRA OIL SWISS’ këtë shumë të madhe parash, pasi më 15 qershor, ai iu ‘vërsul’ gazetares me një fjalor ofendues, duke i bërtitur “Mos na çaj dhe ti trapin shumë”.
Gjatë bisedës së protestuesve me përfaqësuesin e kësaj kompanie, Edmond Bejta, ky i fundit ka ofenduar gazetaren pas pyetjes që ajo i ka bërë. Dy ditë pas ngjarjes, Bejtaj kërkoi ndjesë për fjalët ofenduese dhe për fjalorin që kishte përdorur ndaj gazetares.
Edmond Bejtja, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit, iu sul gazetarëve më 15 qershor. Teksa mediat lokale bashkë me banorët po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur, Bejtaj e ka humbur toruan duke ofenduar gazetaren e Faxneës me fjalët ‘mos ma çaj trapin’.