Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një nxënës, 15 vjeçar në Gramsh. Fatjon Bici u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Marko Liçi.
Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku pas sherrit ka mbetur viktimë Fatjon Bici, i cili ka marrë goditje në gjoks dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
I plagosuri sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja me një të viktimë e një të plagosur ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve.
Uniformat blu, sapo janë sinjalizuar për këtë ngjarje të rëndë, kanë shkuar në vendngjarje. Pas ndjekjes nga policia janë shoqëruar në Komisariat 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) i përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve.