Fituesi i ‘Big Brother Vip’ Luiz Ejlli, pas daljes nga shtëpia është hasur me të papritura dhe surpriza nga fansat e tij. Për më shumë se 130 ditësh e kanë mbështetur këngëtarin duke treguar dashurinë për të në të gjitha mënyrat.
Së fundmi, ai ka folur pas daljes nga shtëpia ku ka treguar një gjest të ‘çmendur’ nga një fans.
Luizi tregoi se një fans i tij kishte bërë tatuazh në krah fytyrën e këngëtari, ku ka treguar episodin sesi është njohur me këtë të fundit.
“Gjesti më i bukur njerëzor kam parë, kam qenë më makinë tek Harry Fullz dhe kam parë një kamionçinë me bombola gazi dhe shoferi zbriti. Më bllokoi rrugën erdhi te xhami dhe në krah kishte fytyrën time, më tha që jam i çmendur pas teje. Gjithashtu edhe familja e tij.
Kur e pashë ngela pa fjalë, filluan të binin boritë. Erdhi dhe policia dhe më shoqëroi deri në Zog të Zi dhe unë ngela”, u shpreh Luizi.