Shkodra ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve, ku për herë të parë i besoi një kandidati socialist për të drejtuar bashkinë.
Benet Beci mori kështu një mandat 4-vjeçar, por pas rezultatit diksutimi që lindi ishte se sa kishte ndikuar mbështetja e Luizit për këtë kandidat.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Luizi deklaroi se ai e mbështeti pasi dikur Beci e kishte ndihmuar, ndërsa zbuloi dhe një bisedë me zv.ministrin Besart Kadia për këtë temë.
“Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensor, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur”- tha Luizi.