Luizi zbulon bisedën me babain e Jurgenës: Ja çfarë më tha…

Një ndër ngjarjet më të bujshmë të showbizz-it shqiptar ishte mbyllja e Instagramit me më shumë se 700 mijë ndjekës, e hapur në emrin e ish-banorit të “BBVIP”, Luiz Ejlli.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Luizi ka treguar se kjo ngjarje është zmadhuar dhe se askush nuk ka përfituar nga ai. Këngëtari tregoi se është takuar me babain e vajzës që i menaxhonte Instagramin, Jurgenën.

“Jam takuar me babain e Jurgenës. Më tha që familja e tij se ka merituar këtë vrer nga lloj-lloj njerëzish. Dhe më ka ardhur shumë keq. E thashë dhe më herët që në vend të isha i gezuar, jam me lot në sy. Nuk është gjithçka fama. Përfitimet monetare nga ajo llogari janë të gjitha të dokumentuara me fatura, janë të gjitha aty. Janë hapur qindra adresa me emrin tim. Unë një adresë në Instagram kam, asnjë rrjet social tjetër. E përdor unë, askush tjetër. Mesazhet, postimet i bëj unë. Të tjerët nuk e di, s’kam asnjë lidhje.”– tha Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *