Thomas Brdariç nuk do të jetë me trajner i Vllaznisë.
Ai është shkarkuar ditën e sotme nga drejtuesit e klubit. Mësohet se ai është larguar në një mbledhje ku e pranishme ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Andemi.
Një vendim i tillë ka ardhur pas humbjes me Bylsin. Vendin e tij pritet ta zërë Elvis Plori, trajneri i parë i kuqebluve bashkë me pjesën e mbetur te stafit teknik. Gjithsesi pritet që gjithçka të zyrtarizohet, pasi ende nuk ka një njoftim nga klubi i Vllaznisë.