Aktorja 36-vjeçare Megan Fox, së fundmi është shprehur se se nuk ishte ndjerë kurrë mirë me pamjen e saj dhe se kishte punuar vazhdimisht për të qenë më rehat me lëkurën e saj.
Yll i ‘Transformers’ tha:
“Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka asnjë moment në jetën time ku e kam dashur trupin tim. Kurrën e kurrës”.
Bukuroshja u shpreh gjithashtu se dismorfia e trupit të saj kishte filluar që në moshë të vogël.
Ajo kujtoi: “Kur isha e vogël, ky ishte një obsesion që kisha si ‘duhet të dukem kështu’.”
Megan përfundoi duke thënë se ka të ngjarë të vazhdojë të shqetësohet për fizikun e saj edhe në të ardhmen.
“Udhëtimi për të dashur veten do të jetë i pafund, mendoj”.
Fox ka folur dhe më herët për trajtimin e dismorfisë së trupit gjatë një interviste me British GQ Style që u botua në vitin 2021. Gjatë intervistës, ylli i Jennifer’s Body tha se ajo kishte të bënte me ‘shumë pasiguri të thella’ në lidhje me imazhin e saj. Aktorja u shpreh më tej se ndihej sikur bukuria nuk barazohej me besimin.
“Ne mund të shikojmë dikë dhe të mendojmë: Ai person është kaq i bukur. Jeta e tyre duhet të jetë kaq e lehtë”,- tha Fox.