Meridiani i prishi kontratën 200 mijë euro, Luizi bën veprimin e papritur ndaj tij

Kohë më parë në rrjet u përfol se ish-banori i BBV Meridian Ramçaj i prishi Luiz Ejllit kontratën 200 mijë euroshe me kompaninë e pijes “Golden Eagle”.

Kompania deklaroi publikisht asokohe se pasi të dilte nga BBV, Luizi do të bëhej ambasador i kësaj pije.

Megjithatë diçka e tillë duket se nuk ka për të ndodhur, pasi Luizi u pa shpesh t’i bënte reklamë pijes serbe që produksioni futi në BBV, me sugjerim të Meridianit.

Mirëpo teksa e gjithë kjo ishte vetëm një aludim, fituesi i ‘BBV’ i ka përforcuar zërat me veprimin e fundit.

Këngëtari ka vendosur që të heqë nga lista e ndjekësve në Instagram pikërisht Meridian Ramçajn, personazh i cili hiqej si një mik mjaft i afërt i Luizit, duke lënë të kuptohet se në “prapaskenë” ka patur debate mes tyre.

Jo vetëm kaq por Luizi nuk u pa kurrë pranë Meridianit pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Madje ai ka bërë “unfollow” edhe dy miqtë e tij të vjetër, Jonin dhe Marion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *