Votat për këshillat bashkiakë/ Celibashi tregon sa mandate kanë marrë subjektet kryesore politike deri më tani

Kryetari i KQZ ka nxjerrë numrat e mandateve për këshillat bashkiakë që kanë arritur të fitojnë partitë politike në vend.

Celibashi tha se PS ka marrë deri më tani numrin më të madh të këshilltarëve bashkiakë, 761 deri më tani, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë 291 mandate dhe PD 119 mandate.

“Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 291 mandate për anëtarë të këshillave bashkiakë. PD ka fituar 119 mandate për Këshilltarë. PDIU 28 mandate për këshillat bashkiakë. Partia Lëvizja e Legalitetit 22. PS 761. PR 31 mandate. Partia e Unitetit kombëtar 3 mandate”, është shprehur Celibashi.

Kujtojmë se zgjëdhjet e 14 majit u fituan nga PS, e cila arriti të marrë shumicën e bashkive, ku në 54 prej tyre fituan kandidatët socialistë për kryebashkiakë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar gjithashtu një video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.

Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celibashi.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *