Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duket se e ka lënë më një anë debatin dhe luftën politike me maxhorancën socialiste dhe për t’u relaksuar por edhe për t’i ikur të nxehtit përvëlues të kryeqytetit, e ka mbajtur frymën në vendin e tij të preferuar…
Meta është filmuar ditën e sotme ndërsa luante volejboll në breg të detit me disa të rinj, në Gjirin e Lalzit.
Kështu, kreu i Shtetit është ‘zhveshur’ nga kostumi politik dhe ka mbathur atë të banjës, duke shijuar pushimet e fillim javës në Gjirin e Lalzit.
Më herët gjatë ditës kreu i shtetit ishte i pranishëm në një ceremoni në Presidencë ku dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale.
Ai ka zgjedhur të luajë në breg volejboll me një lojtar të Shijakut. Duket se Presidenti nuk e ka problem privatësinë, ndërkohë që luan përpara gjithë pushuesve që ndodhen këtë fillim jave në Gjirin e Lalëzit.
Këtë qershor Meta u shkarkua nga Kuvendi, por tashmë fati i tij në Presidencë varet përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të japë brenda 3 muajve verdiktin e fundit.
/Priza.al/