Ja si ndikon kafeina në trupin tuaj gjashtë orë pasi e keni konsumuar!

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen.

Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.

Në të njëjtën kohë, parandalon absorbimin e dopaminës në sistemin tuaj, duke e lejuar atë të qëndrojë në tru për më gjatë, duke ju bërë të ndiheni pozitivë dhe më të lumtur për më gjatë.

Në 10 minutat e parë kafeina hyn të gjakun tuaj dhe përhapet në gjithë trupin duke shkaktuar rritjen e shtypjes së gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës. Deri në 20 minuta më pas kafeina lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen. Nivelet e dopaminës rriten dhe qëndrojnë, duke krijuar një ndjenjë vigjilence dhe përqendrimi.

Pas 30 minutave gjëndrat mbiveshkore kalojnë në shpejtësi të lartë dhe fillojnë të prodhojnë më shumë hormone. Gjatë kësaj kohe, për shkak të zgjerimit të bebëzave, shikimi mund të bëhet më i mprehtë. Në afatin prej 40 minutave trupi fillon të prodhojë më shumë serotoninë, e cila përmirëson funksionimin e neuroneve brenda palcës kurrizore kjo çon në përmirësimin e koordinimit dhe fuqisë së muskujve.

Pas 4 orëve metabolizmi është i përshpejtuar, kjo është arsyeja pse ju digjni energjinë më shpejt. Gjatë kësaj periudhe, trupi juaj fillon të shpërbëjë yndyrën e depozituar. Kafeja ka kaluar nëpër sistemin tuaj dhe ndoshta do të ndieni nevojën për të urinuar. Deri në atë kohë, afërsisht gjysma e sasisë së kafeinës që keni gëlltitur do të jetë larguar nga trupi juaj.

Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me rutinën e saj. Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu. Të dielën ju e pini kafen me gjithë kënaqësinë tuaj. Por pse na shijon kaq shumë kafja këtë ditë specifike?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *