Fati i zi i grekut/ I fajësoi për krimin monstruoz, Babis përfundon në burgun ku ‘ligjin’ e bëjnë shqiptarët

Themi gjithmonë që e mira nuk ka fund, por duhet të mendojmë se edhe e keqja nuk ka fund, madje mund të shkojë deri në infinit…Kjo i ka ndodhur grekut më të famshëm të momentit, Babis Anagnostopulos, i cili jo vetëm që vrau gruan e tij të re dhe të bukur, por përpara se të pranonte fajin për krimin, u’a ngarkoi atë fillimisht shqiptarëve, duke e stisur në atë lloj forme saqë ngjarja u besua nga të gjithë se ishte ashtu.

Por sot, ironia e fatit i është kthyer edhe më e keqe Babis. Gjyqtarët kanë vendosur që ta ‘syrgjynosin’ në një burg të sigurisë së lartë, i populluar nga lloj lloj kriminelësh, ku më të rrezikshmit janë ata shqiptarë.

Ai do të dërgohet në burgun e Koridhalosit, më konkretisht në “lagjen” e gjashtë të burgut, ku po mbahen të prangosur dy oficerë të korruptuar të policisë. Me të do të jenë edhe Vlastos dhe Nikos Maziotis. Ky i fundit është dënuar për sulme terroriste, ndërsa Panagiotis Vlastos duhet të kryejë 20 vite burg pasi akuzohet si kreu i një bande kriminale që operonte në Athinë.

Vetëm pak ditë më parë gazetari grek, Fotis Karydas bëri një reportazh për burgun e Koridhalosit, ku tregoi për ngjarjet e dhunshme dhe arratisjet më të bujshme që kanë ndodhur në shtetin fqinj ku shpesh protagonist kanë qenë të burgosurit shqiptar. Fillimisht u raportua se Babis do të lihej në burgun e grave, por mesa duket plani ka ndryshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *