Sot ka qenë kryelajm në të gjitha mediat dhe portalet, por edhe kryefjala e debateve mes shqiptarëve, se si nuk duhet të bëhet turizmi, apo se përse nuk dimë ne që të bëjmë turizëm.
Por sherri degjenerues i filmuar nga një çift turistësh që nisi në Livadhë të Himarës, nuk kishte as çmimin e lartë të dhomës, as kushtet apo higjienën, por një shkak më banal, por pa të cilin nuk bëjnë më dot shqiptarët…
Ishe mungesa e wirles-it, ajo që nervozoi pushuesit e ardhur nga Tirana dhe që iu duk si një kërkesë “aliene” pronarëve të holelit në Livadhë.
Por Katerina Joshi, pronarja e hotelit në Livadhë të Himarës, ku ndodhi incidenti me pushuesit, ka dhënë versionin e saj të ngjarjes. Në një intervistë për “Top Channel”, ajo është shprehur se pushuesit kishin dëmtuar sendet në dhomë, dhe se nuk kishin pranuar që t’i dëmshpërblenin. Sipas saj, ata madje tentuan edhe ta shtypnin me makinë, ndërsa ajo po përpiqej të mos i lejonte të largoheshin.
“Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë. Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash.
I kisha thënë prisni të vijnë organet përkatëse, isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë. Kishin një fëmijë 2-3 vjeç me vete që u tmerrua. Videon me çarçafët e djegur ma kanë dërguar ata duke më shantazhuar, është video e prerë, jo e plotë”,- tha ajo.
Më tej, ajo ka shtuar se turistët i kanë kallëzuar në Polici, pasi kërkojnë me këmbëngulje që të dëmshpërblejnë dëmet e bëra.
“Policia ka ardhur pasi kishin ikur ata. Me policinë e rendit shkojmë në hotel. Bëmë kallëzim penal. Dua të më shpërblehet dëmi që më është bërë në pronën private dhe shqetësimi familjar, sepse është biznes familjar.
Jam Katerina dhe jam krenare për bizneset që kam ngritur me mund Atë mënyrën e arrogancës nuk e toleroj, unë jam grua dhe kam vajzën 33 vjeçe, nuk lejoj njeri të më injorojë dhe të më shkelë në karakterin tim. Na njeh Himara dhe gjithë Shqipëria”,- shtoi ajo.
Çifti që shoqërohej nga vajza e tyre u larguan nga hoteli ku po qëndronin pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet që ofronte hoteli, por një largim i tillë nuk është pëlqyer aspak nga pronarja.
Ajo i ka prerë rrugën çiftit dhe nuk i ka lënë ata të largohen, edhe pse ata ishin me vajzën e vogël e cila po qante vazhdimisht.
Pasi ajo u ka prerë rrugën atyre dhe u kërkonte paratë e hotelit me pretendimin se i kanë djegur çarçafët, burri filmon gjithçka nga brenda mjetit.
Debati
Gruaja: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?
Pronarja: Më jep lekët që më ke bërë dëm…
Gruaja: Kam bërë unë dëm.
Pronarja: Më ke djegur…Tani do më japësh lekët.
Burri: Kë ndjek ti nga prapa dhe i bllokon rrugën? Do dalësh si ai. Hajde këtu se do ta tregoj unë.
Pronarja: Po vjen Policia këtu lart.
Burri: Po, po pa merak.
Pronarja: Unë jam në Livadh, po më ikin njerëzit, më kanë bërë dëm të madh dhe s’po më japin lekët. Jam në mes të rrugës, se ndryshe më ikin pa paguar. Urgjent Policia lart!
Gruaja: Më jep faturën.
Pronarja: Po ta jap unë faturën. Nuk ta hap rrugën se ke ikur si hajdut.
Burri: Po, po. Pa merak se do dalësh në Facebook. Do ta shohësh ti.
Gruaja: Mami, lepurushe. Ajo teta është shumë e acaruar, ndaj ti do qetësohesh sepse dhe teta do qetësohet. Do vijë xhaxhi polici dhe do ta sqarojë sesi është e vërteta.
/Priza.al/