FOTO/ Alarmoi kapitenerinë e portit, ajo që u duk si një grua e mbytur, ishte në fakt një…

Shërbimet e emergjencës të Hachinohe në Japoni janë alarmuar teksa kanë menduar se kanë gjetur një grua që po mbytej në det. Në fakt, ata janë surprizuar kur kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kukull seksi prej llastiku. Ngjarja në brigjet japoneze u filmua nga Tanaka Natsuki, e cila ka një kanal në Youtube ku ka treguar episodin e ndodhur. Aty shihen forca të shumta policie dhe zjarrëfikësesh, e të gjithë mendonin se bëhej fjalë për shpëtimn e një gruaje, për të kuptuar më pas që bëhej fjalë për një kukull seksi të hedhur në det.

“Dikush e kishte keqkuptuar dhe thërriti autoritetet, erdhën dhjtra makina policia, zjarrfikësa e ambulanca. Falë Zotit ‘nusja’ u shpëtua”, shkruan vajza me ironi.

Një tjetër dëshmitar i tentativës tha: “Mund të jetë qesharake për ne, por jo për shërbimet e emergjencës që duhet të veprojnë sikur të ishte një person. Hidhini si duhet mbeturinat tuaja o njerëz!”

Rreth 2,000 kukulla të tilla seksi shiten çdo vit në Japoni, të cilat kushtojnë $5,000 thonë përfaqësuesit e industrisë së prodhimit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *