Zëdhënësi i fushatës së organizatës “Greenpeace”, Lasse van Aken, tha për Anadolu se mund të duket i çuditshëm lëshimi i lopëve në lëndinë në mes të Berlinit, megjithatë u shpreh se: “habitati natyror i lopës është kullota”.
Aken gjithashtu i kërkoi ministrit gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir, të krijojë një program mbështetës mbarëkombëtar për kullotat e lopëve, duke thënë:
“Kjo është e mirë për klimën, biodiversitetin dhe lopët, por kostoja është e lartë. Kjo është arsyeja pse ne bëjmë thirrje për një program të synuar mbështetës për fermerët për ta përmbushur këtë”.
Matthias Stuhrwoldt, një fermer në rajonin Schleswig Holstein, tha se: “Ky është një veprim i jashtëzakonshëm. Lopët e mia kanë qenë në kullotë për rreth katër javë dhe unë i fus ato brenda (stallës) vetëm për mjelje. Mendoj se kjo është një çështje e lënë pas dore. Lopa në kullotë është e mirë për të gjithë. Kur dëgjova për këtë protestë, thashë në vete se duhet të shkoj edhe unë. Lopët në lëndinën para ndërtesës së parlamentit federal, është një tablo e jashtëzakonshme”.