Kryebashkiaku i zgjedhur i Kavajës fton Ramën për kafe: Ja çfarë dua nga ty

Kandidati fitues i zgjedhjeve vendore në Kavajë, Fisnik Qosja tha në një intervistë në Euronews Albania se është i gatshëm të ulet me kryeministrin Edi Rama në çdo moment për të mirën e qytetarëve të Kavajës.

Ai u shpreh se janë një sërë projektesh që ai ka pasur në programin e tij gjatë fushatës për Kavajën, por rruga e Bregdetit është projekti që do të kërkonte të realizonte të parën.

“E ftoj kryeministrin jo vetëm për kafe por çfarë të dojë vetëm për të mirën e qytetarëve të Kavajës. Jam i gatshëm të ulem me të në çdo moment. Janë disa projekte të rëndësishme, por projekti që e kam quajtur Rruga e Bregdetit, është një gjë që do t’ia kërkoja të parën”, tha Qosja

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *