Kryebashkiaku Erion Veliaj tha mbrëmjen e sotme se shenja që do të lejë mandatin e tij të fundit është bashkia e Tiranës në Bulevardin e Ri të kryeqytetit.
Rakipllari: A do të lësh shenjë mandatin e fundit apo jo?
Veliaj: Do e le, bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Presim vendim i gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste.
Gjatë intervistës dy ditë pas zgjedhjeve ai u shpreh se financat e bashkisë aktualisht janë më të mëdha dhe rrjeshimisht administrimi është më i mirë.
Veliaj: Në këtë fazë që jemi sot kanë rënë nga vija e kuqe, kreditohet fuqishëm ndërkombëtarisht, më e lakmuar, sepse ka fuqi paguese. Në dijeninë time, Edi Rama, Basha 40-50 milionë, kurse ju e keni 6 fish më shumë. A është 6 herë më e administruar Sigurisht.
Rakipllari: Po bëj krahasimin me Ramën.
Veliaj: Ti do bësh rrugë dhe për atë që është në Kërrabë. 10 fishuam taksën për ndërtuesin. Unë s’po them që shijon taksa, ka hequr spekulantë nga tregu.Ai ishte një treg bizare, çdo lloj zdromsi që s’merrte vesh fare mjaft të kishte lIdhje me një kryebashkiak hapte gropë, 100 mijë leja, bëmë 10 fishim të shumës, ai nuk e bën më me lek xhepi, kur taksa shkon 10 fish, kur merr nga banka është banka që siguron, është formalizuar, ikën këta amatorë, ka vetëm ndërtues vërtet, vetëm ata që dinë të bëjnë.
Veliaj siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj në 61 bashkitë e vendit. Në 1.118 qendrat e votimit në Bashkinë Tiranë 158.688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100.351 vota për Belind Këlliçin.