Franca ka nisur një hetim mbi akuzat kundër Apple, duke pretenduar se kompania qëllimisht i bën pajisjet e veta të vjetruara për të detyruar përdoruesit t’i përmirësojnë.
“Hetimi për praktikat e supozuara mashtruese tregtare dhe vjetërsimin e planifikuar ka nisur që nga dhjetori”, tha zyra e Prokurorit të Parisit.
Hetimi vjen pas një ankese të paraqitur nga shoqata Halt Planned Obsolescence (HOP).
Ankesa sillet rreth praktikës së “serializimit”, ku pjesët e këmbimit si mikroçipet lidhen me gjenerata specifike të iPhone përmes numrave serialë.
Kjo pengon riparuesit e palëve të treta të përdorin pjesë gjenerike.