Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social ‘Facebook’ një thënie të Presidentit amerikan Joe Biden.
“Demokracia nuk mund të mbijetojë ku nga njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet: ose ata fitojnë ose atyre u është vjedhur fitorja.”
Ky postim, vjen 3 ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive në vend, e po ashtu ka siguruar numrin më të lartë të mandateve për këshillat bashkiakë.
Pas shpalljes së rezultateve, nuk munguan akuzat për vjedhje votash nga ana e opozitës drejtuar palës mazhoritare.