Sirenat e alarmit kanë rënë sërish në bazën detare amerikane më të madhe të Paqësorit, prej nga ku ishte edhe shkaku që Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore dhe sulmuan në dy fronte.
Por këtë herë në det dhe ajër nuk kanë qenë më japonezët e Jamamotos dhe Namaguçit, por Flota Ruse e Paqësorit, e cila nuk ka mundur që t’i kapte dot amerikanët më në befasi.
Mediat më të mëdha të botës e kanë raportuar menjëherë këtë avancim të pazakontë të flotës ruse të paqësorit, e cila është afruar shumë pranë dhe ka hapur zjarr pranë ishullit të famshëm amerikan.
Sipas “The Sun” një flotë ruse e madhe (me gjasë krahu i Paqësorit) ka fundosur një aeroplanmbajtëse në ujërat fare pranë ishujve Hawaii, që janë tokë amerikane dhe preteksti kryesor zyrtar që futi SHBA-të në Luftën e Dytë Botërore.
Forcat amerikane pas këtij veprimi kanë kaluar në gatishmëri të lartë, pasi avionët luftarakë rusë u futën brenda 35 miljeve të Hawaiit. “The Sun” raportoi se, flota ruse është përfshirë në një stërvitje të madhe ushtarake si për t’u treguar amerikanëve se nuk janë vetëm ata zotër të oqeanit Paqësor.
Madje marina ruse ka fundosur edhe një aeroplanmbajtëse të vjetër si për të demonstruar forcën dhe aftësinë e saj luftarake përball një fuqie si SHBA-të të cilat njihen për dominimin e tyre sidomos në det.
Në stërvitjen e marinës ruse të Paqësorit, po marrin pjesë 20 anije luftarake ruse, nëndetëse dhe anije mbështetëse, të mbështetura nga 20 avionë luftarakë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se, stërvitjet u zhvilluan rreth 300 milje larg brigjeve të Hawaiit, megjithatë pamjet satelitore nga 19 qershori, tregojnë duke hedhur në erë një aeroplanmbajtëse 35 milje detare larg shtetit amerikan.
Kjo është hera e dytë në një muaj që SHBA-të armatosin avionët luftarakë “F22” me raketa luftarake mbi Hawaii, në përgjigje të aktiviteteve ushtarake ruse në Paqësor.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/