“Psikologjikisht është gur, kërkojmë…” Djali i Fredi Belerit flet për mediat greke

Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervsitë për mediat greke, ku komentuar arrestimin e të atit dy ditë para zgjedhjeve vendore. Ai konfirmon për mediat greke se gjendja e tij psikologjike është e mirë, ndërsa vetë Fredi Beleri ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë pais thotë se ka probleme shëndetësore.

“E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

Ai ka cilësuar burgosjen e babait të tij të padrejtë, ndërsa ka thënë se kërkon ndihmën e Greqisë dhe Europës për mos ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas tij ky është plani i qeverisë shqiptare.

“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim. Avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim.

Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar. Nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë më e madhe” – tha djali i tij Fredi Beleri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *