Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi posedonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Karabinierët fillimisht kanë ndaluar shqiptarin teksa po udhëtonte me një Mercedes të kuq, e bashkë me të ishte edhe një pitbull. Ai banonte në Firence.
“Firenze Today” shkruan se karabinierët e Scandicci (FI), identifikuan banesën e përdorur nga shqiptari, brenda së cilës u gjet drogë.
Shqiptari mbante në shtëpinë e tij një kilogram e gjysmë ketaminë, dy kilogramë marijuanë dhe hashash, 130 gramë kokainë, 138 gramë MDMA, disa gramë heroinë, qese dhe makineri vakum, peshore dixhitale, mbi 3000 euro kesh dhe celularë të ndryshëm.
30-vjeçari shqiptar, i njohur për policinë, është vënë në pranga dhe në dispozicion të prokurorisë Este. Ai u dërgua në burgun e Ferrarës në pritje të gjykimit.
Droga, i gjithë materiali i peshimit dhe paketimit, paratë, makina dhe celularët janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.