Temperatura të larta në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

Vijon ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas meteoalb. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por dhe maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Rrebeshe  afatshkurtër shiu dhe stuhi lokale breshëri do kenë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe tmperaturave të larta. Ku me temperatura më të larta dhe diell do të ketë Rajoni i Mesdheut

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *