Numri i viktimave nga moti i keq dhe përmbytjet e orëve të fundit në Itali ka shkuar në katër. Mediat vendase shkruajnë se zonat më të prekura janë Emilia Romagna, ku ka lumenj të dalë nga shtrati, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Sipas autoriteteve italiane edhe ekipet e shpëtimin e kanë të vështirë punën. Deri më tani thuhet se për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve janë evakuuar rreth 5 mijë banorë dhe janë mbyllur disa shkolla në Romagna.
Prefekti i Ravenës në Emilia Romagna, Casterese De Rosa deklaron se situata e përmbytjeve në qytet aktualisht është shumë e rëndë. Ai tha se po punohet bashkë me autoritetet për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e rrethuara nga uji. Sakaq ai thekson se disa komuna janë izoluar dhe energjia elektrike është ndërprerë.