Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi është takuar sot me kandidatin fitues të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin.
Diplomatja Kamitsi ka shkuar në ambientet e paraburgimit në Vlorë ku është burgosur Fredi Beleri, së bashku me avokatin e tij.
Mësohet se takimi “kokë më kokë” mes tyre ka zgjatur 45 minuta dhe qëllimi ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.
Pas përfundimit të vizitës në paraburgimin në Vlorës me Fredi Beleri, ambasadorja greke dhe përfaqësuesi i tij ligjor kanë refuzuar të flasin për mediat.