Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka hedhur akuza se qytetarët janë intimiduar në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Ai theksoi se blerja e votës ndikoi edhe në rënien e euros në nivelet më të ulta historike.
“Ata që mendojnë se është opozita fajtore, janë personazhe të denjë për vepra të realizimit socialist.” – u shpreh ndër të tjera Berisha.
Sali Berisha: “Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptazi votën janë vetëm maja e ajsbergu të shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi.
Kriminelët elektoralë paguajnë qytetarët të mos ushtrojnë votën e lirë.
Dhe e dyta e paguajnë për të votuar kandidatin PS.
Kulmin shpërndarja e euros e ka arritur në Shkodër. Blerja e euros me nakoeuro është bërë në të gjithë Shqipërinë. Këto zgjedhje ishin të blera dhe u përdorën qindra milion euro nga taksat e shqiptarëve.
Ndërkohë që opozita dhe jo pseudo opozita nuk ka paguar një qindarke të vetme. Narkoeuro u bënë diktuesit kryesore të rezultatit të tyre. Ata që besojnë se kjo blerje vote mund të kapërcehet me frymë gabojnë.
Detyrimi për të mbrojtur votën e shqiptarëve më shtyn të flas para jush. Nuk mund të pranoj të shqiptarë, me Ramën s’ka zgjedhje të lira.
Në këto zgjedhje më shumë se në çdo zgjedhje tjetër në 32 vite e gjithë qeveria qendrore e vendore, administrate dhe entet e ndërmarrje publike, u shndërruan në narkoshtet elektoral. U vërsulën si lukuni drejt votave të shqiptarëve, u shndërruan në makineri mafioze. Në 61 bashki të vendit kandidatët tanë patën 0 financime.
Ata që mendojnë se është opozita fajtore, janë personazhe të denjë për vepra të realizimit socialist.”