8 viktima dhe 4 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Të paktën tetë viktima ka mbetur nga përmbytjet që goditën zonën e Emilia Romanjas.

Midis tyre, tre persona ndërruan jetë në Forlì, nga një rrëshqitje dheu dhe dy bashkëshortë humbën jetën në Ronta di Çezena.

”Të zhvendosurit janë rreth 4 000, por kjo është një shifër e përafërt. Kanë vërshuar 14 lumenj. Përmbytjet kanë prekur edhe qendra të mëdha të banuara”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci.

Lidhjet janë praktikisht të bllokuara, nga hekurudhat në autostrada, për të mos përmendur ndërprerjen e shumë rrugëve rajonale.

Çmimi i Madh i Imolas, i anuluar nga organizatorët, nuk do të mbahet gjatë fundjavës, edhe për shkak se pista e garës shkon përgjatë lumit Santerno.

Lajmi i mirë është se vala e motit të keq duket se po qetësohet, pasi nuk po bie më shi që prej orës 13:30.

”Ky është një tërmet për ne”, tha presidenti i rajonit Stefano Bonaccini.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *