Krimi makabër në Elbasan, flet fqinja

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati i saj, bashkëshorti i motrës Refik Tashi 58 vjeç.

Një nga fqinjet tregon që i ka dhënë ujë, njërës prej motrave. Ajo rrëfen që njëra ka qenë e mbuluar në gjak, ndërsa tjetra e shtrirë.

“Nuk e pashë krimin unë, dëgjova zhurmë, ajo gruaja kërkoi ujë, kërkoi ndihmë. Dola ia lashë ujin te porta, erdhi e mori vetë ajo. Nuk shkova atje afër. Kishte gjak nga surrati. Njëra ishte shtrirë. Njëra kishte gjak nga surrati, tjetra ishte shtrirë.

Këto janë vajza të mira, shikonin punën e tyre. Thjesht i çova ujë, nuk di gjë më shumë. Ishte gjakosur nga fytyra dhe i thashë eja merre vetë kovën, erdhi dhe e ia hodhi nga trupi.”- tregon fqinja.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *