Njihuni me benefitet e ujit të shiut në flokët tuaj

Uji i pastër i shiut në zonat ku ndotja nuk është e lartë mund të jetë shumë i dobishëm për larjen e flokëve, për t’i bërë më të butë dhe për të nxitur rritjen e tyre, por ka gjëra që duhet të dini përpara se të bëni dush në natyrë.

Njerëzit dikur besonin se uji i shiut është forma më e pastër e ujit, gjë që është e vërtetë derisa pikat prekin një sipërfaqe. Megjithatë, pastërtia e pikave të shiut mund të ndikohet edhe nga ndotja e ajrit, ndaj përgjigjja e pyetjes nëse uji i shiut është i shëndetshëm për larjen e flokëve varet nga disa faktorë.

Keni të drejtë nëse duket se flokët tuaj pasi janë larë nga shiu janë shumë më të butë se zakonisht. Ndryshe nga uji i rubinetit, uji i shiut është shumë më i butë, nuk përmban fluor ose klor të shtuar, të cilët janë thelbësorë për përgatitjen e ujit të çezmës për konsum dhe gatim.

Megjithatë, uji i shiut është shumë më i mirë për larjen e flokëve, si dhe për lëkurën tonë. Uji i shiut pastron natyrshëm flokët dhe lëkurën e kokës, e zbut atë dhe stimulon rritjen e tyre. Sasia e kripës dhe sulfatit të magnezit të pranishëm në ujë përcakton fortësinë e ujit.

Këto substanca kimike janë të pranishme në ujin e rubinetit për ta bërë atë më të sigurt për konsum dhe gatim, por këto kimikate mund t’i bëjnë flokët tuaj të brishtë sa më shpesh ta përdorni atë ujë për larje. Uji i shiut nuk është i fortë dhe nuk ka kimikate.

Sa më shpesh të përdorni ujin e shiut, aq më të butë, më të shëndetshëm dhe më të shndritshëm do të jenë flokët tuaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *