Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Fier, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj të moshës 21 dhe 22-vjeç.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pas daljes nga rruga të mjetit të tyre tip ‘Wolsvagen’, në afërsi të një karburanti.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti që drejtohej nga një prej të rinjve.
Njëri prej të plagosurve është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
/Priza.al/