Certifikimi i zgjedhjeve të 25 prillit/ KQZ nis sot shpërndarjen e mandateve të deputetëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të certifikuar zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja do të nisë në orën 12:00, ku do të zyrtarizohen rezultatet dhe deputetët për çdo qark të Shqipërisë.

Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të procesit të ankimimit në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Partia Demokratike dhe LSI pretenduan në disa qarqe të vendit për parregullsi dhe blerje vote duke kërkuar rinumërim të votave.

Në disa prej qarqeve u zhvillua rinumërimi i një pjese të kutive të votimit, por pa ndryshuar rezultatin.

Njoftimi zyrtar:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, diten e Merkure, date 23.06.2021 ne oren 12:00 zhvillon seance publike me kete rend dite:

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *