Ministri i Jashtëm grek: E duam miqësinë, po jo me çdo çmim! Shqiptarëve duhet t’u shpjegojmë se…

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar se lidhur me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit në Himarë do ta ngrejë edhe në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE.

Ai tha gjithashtu se do të ketë edhe një dreke me homologët e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur tek takimi që të zhvillojë me ministren e Jashtme të Shqipërisë. “Duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor  Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, ndërkoë që ai fiton. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha. Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë” – theksoi Nikos Dendias.

Njëkohësisht ai tha se beson shumë në miqësinë greko-shqiptare dhe se këto dy vende janë shumë afër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *