Gerta Gixhari, motra e Oltës, gjatë kohës që aktorja ishte pjesë e shtëpisë së “BBVIP”, ka mbështetur motrën e saj. E ftuar shpesh në shumë intervista ajo ka mbrojtur motrën e saj dhe jo pak herë ka krijuar debate me personat që i dilnin kundër lojës së Oltës.
Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj periudhe, ajo është përballur shpesh edhe me pyetjet për marrëdhënien e aluduar si jo të mirë mes tyre, nisur edhe nga fakti që nuk ndiqeshin në Instagram.
Së fundmi, moderatorja ka rrëfyer mjaft detaje nga karriera, jeta e saj personale dhe shumë të tjera, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën.
“Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”- u shpreh Gerta, duke treguar kështu se nuk ka aspak konflikte mes tyre.