Kultivuesit shqiptarë të kanabisit nuk janë duke shkaktuar probleme vetëm në Britaninë e Madhe dhe Spanjë, ku herë pas here janë njoftuar arrestime të tyre dhe në rastet më të këqija edhe vrasje e vdekje në “shtëpitë e barit”, por edhe në Gjermani.
Gazeta gjermane ‘BILD’ ka publikuar një foto nga një operacion policor në Piramesens, ku u godit një bandë shqiptare e kultivimit të kanabisit.
Policia më pas doli në një konferencë për shtyp në një dhomë të mbushur me qese plot me kanabis.
Operacioni u krye nga forcat speciale dhe në pranga ranë katër shqiptarë nga mosha 23 deri në 46 vjeç, të cilët u kapën në mes të punës.
Hetuesit thanë se kishin gjetur kanabis të cilësisë më të mirë dhe të paktën 2 mijë rrënjë ishin gjetur nga forcat policore
Sipas gazetës BILD, nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do kapte vlerën e të paktën 1 milion eurove.