Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti ditën e sotme Kryeipeshkvin e Firences, Kardinalin Giuseppe Betori, i cili shoqërohej nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni.
Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit.
Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.