Portugali-Francë është konsideruar një tjetër finale e parakohshme e Euro 2020. Një sfidë e cila do të përballë Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappe.
Portugezi është idhulli i kampionit të botës, por sonte kërkon ta mposhtë, për të vijuar ai ndoshta stafetën e më të mirit të botës. Mbappe nuk ka shënuar ende në këtë Evropian, ndoshta do ta bëjë pikërisht ndaj Portugalisë. Ndërsa Ronaldo është në kuotën e 3 gola, nëse vijon më tej, mund të shpallej edhe shënuesi më i mirë.
Cristiano mbylli edicionin e fundit të Serie A me 29 gola të shënuar me 66 goditje në kuadratet rivale. Në total, gjatë sezonit juventin ka pasur 75 “raste të pastra”, çka do të thotë se ai e çon topin në rrjetë 1 herë në çdo 2.58 goditje. Disi më mirë në këtë aspekt Mbappe, i cili mbylli kampionatin francez me 27 gola që erdhën pas 52 goditjesh në kuadratet rivale.
Nëse Mbape dallohet për shpejtësinë e tij 37.4 km/h, çka e bën më të mirin e kompeticionit, edhe Ronaldo po mban një ritëm të lartë siç u pa të shtunën kundër Gjermanisë.
/Priza.al/