Një 60-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po punonte.
Informacion paraprak
“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e saj.