Policia Rrugore në vijim të kontrolleve intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, gjatë një jave ka arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po ashtu janë pezulluar në total, 8 leje drejtimi, nga të cilat 4 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.