Deklarata e fortë e Berishës: Alibeaj ka marrë 220 mijë euro nga Rama

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha se dy personave në PD u është vendosur “vija e kuqe” dhe se nuk do të ketë kurrë një diskutim apo negociatë me ta, duke përmendur Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Në një konferencë me gazetarët Berisha shkoi më tej me akuza kur tha se Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes, mori sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim.

I pyetur nëse do të ketë një bisedim apo negociatë me PD zyrtare dhe grupin e tij, Berisha tha se përveç dy personave të lartpërmendur, me këdo tjetër është i hapur.

‘Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo. Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD njëri është Lul Brava dhe tjetri është Alibasha, që mori sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët. Për debat për negociata për çfarë të dëshirojë. Ky është qëndrimi ynë, por dy persona pengje të Edi Ramës u përdorën për të goditur opozitën shqiptare. U bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logoja, PD ju mohua. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen me mekanizma ala Putin, shpalli vetën kundërshtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring.’- tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *