Luizi rikthehet në Instagram: Çapaçula, mos u mërzisni, s’do të ketë më probleme

Ditën e djeshme llogaria e tij në Instagram u mbyll papritur për disa orë dhe fansat u shqetësuan se çfarë ndodhi me këngëtarin. E teksa tashmë ai është rikthyer sërish, Luizi i ka qetësuar ndjekësit me anë të një videoje ku tregon se profili mund t’i jetë mbyllur për shkak të mbingarkesës, por shpreson që tashmë të jetë rregulluar dhe të mos ketë më probleme.

“Çapaçula! Mos u mërzisni për Instagramin, sepse këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga se di se nuk marr vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme.”- thotë ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BigBrother VIP, Luizi hapi llogarinë e tij në Instagram, i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena. Profili arriti të kapte mbi 600 mijë ndjekës por më pas u mbyll për shkak të disa përplasjeve që familjarët e këngëtarit patën me produksionin.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë të Luizit pak ditë para finales së madhe e cila qëndroi nën menaxhimin e saj deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të kapte në një periudhë shumë të shkurtër kohore mbi 500 mijë ndjekës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *