Një shtetase 35-vjeçare ka tentuar të dalë nga vendi ynë së bashku me djalin e saj 16-vjeçar. Gjatë ushtrimit të kontrollit në Aeroportin e Rinasit, shtetasja ka paraqitur një dokument noterial të dyshuar të falsifikuar. Ndaj saj nisi një procedim penal në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Evidentohen dhe goditen në dalje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme